Shërbimet

Shërbimet tona financiare janë të dedikuara për kompanitë që qëllimi i tyre është që të lëvizin nga mënyra tradicionale e të bërit biznes në mënyrë bashkëkohore. Shërbimet tona mundësojnë transferimin e bizneseve në një nivel të avancuar të menaxhimit, raportimit dhe transparencës. Kjo do të bëjë që kompanitë të jenë më efikase në menaxhimin e burimeve të tyre dhe rialokimin e energjive të reja në operacionet produktive.
Auditim dhe Siguri

Auditim dhe Siguri

Aftësia jonë për të ofruar shërbime të kualitetit të lartë në fushën e auditimit dhe të sigurisë mbështetet në njohuritë e thella të ekipit tonë mbi proceset e biznesit, politikat kontabël, kontrollet e brendshme, dhe çështjet relevante të raportimit financiar, që janë specifike për çdo biznes dhe industri.

Riorganizim të bizneseve

Riorganizim të bizneseve

Ne ofrojmë ndihmë profesionale për ngritjen dhe riorganizimet strukturore të kompanive. Ne mundësojmë ndërtimin e një strukture të qëndrueshme organizative, ndërtimin dhe sistemimin e departamenteve, ndarjen e detyrave dhe të përgjegjësive, hartimin e kontrolleve dhe të procedurave, dhe implementimin e sistemeve kontabël.

Këshillat financiare

Këshillat financiare

Sektori ynë i këshillave financiare u ndihmon kompanive të punojnë efektshëm dhe të rriten shpejt. Ne i këshillojmë klientët tanë për ndërtimin e një biznesi efektiv, novator dhe të sigurt, në mënyrën që ul kostot, pjesëton rrezikun dhe kontrollon borxhin. Ne u ndihmojmë klientëve tanë të jenë konkurrues në treg, të shtojnë vlerën e tyre dhe të jenë atraktivë për investitorët e jashtëm.

Shërbime ligjore

Shërbime ligjore

Pjesë e grupit tonë janë edhe ekipi i avokatëve dhe i këshilltarëve ligjorë. Ekipi jonë ligjorë ofron një pamje më të qartë sa i përket përputhshmërisë së aktiviteteve tuaja me kornizën ligjore. Interpretimet tona ligjore, që realisht janë të nevojshme pothuajse çdo ditë, bëjnë që ju të vazhdoni të bëni biznes në mënyrë të sigurt, duke mos lënë hapësira për shkelje penale në të ardhmen.

Konsulta për investime të reja

Konsulta për investime të reja

Stafi jonë, të specializuar në këtë fushë, u ndihmojnë klientëve për të ofruar kapitalin e tyre në një mënyrë më të zgjuar. Ne u ndihmojmë atyre në vlerësimin e projekteve investuese, me qëllim të gjetjes së strukturës më të mirë të kapitalit, si dhe në vlerësimin dhe pjesëtimin e rreziqeve.

Këshilla tatimore

Këshilla tatimore

Ne përdorim përvojën tonë të fituar në botën reale e të bërit biznes për të ofruar ide në zgjidhjen e çështjeve komplekse tatimore. Kjo fillon me aftësinë tonë për të menduar përtej aktuales dhe për të parashikuar pasojat afatgjate dhe afatshkurtra të një veprimi. Ne ofrojmë njohuri mbi ligjet aktuale të taksave, që i vë klientët në një pozitë e cila u ofron pamje të plotë të situatës dhe u ndihmon të planifikojnë strategjinë e zhvillimit të biznesit të tyre.

Trajnime

Trajnime

Meqenëse kanë një edukimi adekuat dhe formim profesional, stafi ynë ofron mundësi efektive të trajnimit për përmirësimin e kapacitetit profesional, për përshtatjen e aktiviteteve të biznesit dhe për zhvillimet strategjike. Trajnimet tona përfshijnë: Financa publike, Buxhetim, Standarde Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, Administrim lokal qeveritar.