Industritë

Ne kemi mbledhur rreth nesh njerëz me profile të ndryshme me qëllim të krijimit të mundësive dhe hapësirave që u përgjigjen kërkesave të industrive të ndryshme. Ne jemi të fokusuar në industritë e mëdha dhe ato që ne mendojmë se ata kanë kapacitet dhe resurse për t'u bërë të tilla në të ardhmen. Përvoja jonë me kompani të mëdha në industri të ndryshme e bën ofertën tonë të shquar në treg.

Agronomia

Këtë industri në vendin tonë e shohim si një fushë me potencial për zhvillim, meqë pritet të amortizojë papunësinë dhe të stimulojë ngritjen ekonomike. Bashkëpunimi i konsiderueshëm në të kaluarën me kompani që i përkasin kësaj industrie si dhe njohja e procedurave dhe e mënyrave të përfitimit të fondeve të ndryshme për këtë industri na bënë shumë atraktivë në këtë fushë. Ne, po ashtu, konsiderojmë se lidhjet tona me biznese të ndryshme ndihmojnë në lehtësimin e plasimit në treg të produkteve bujqësore. Gjithsesi, kontributi jonë do të ketë theks të veçantë në procedurat, kontrollimin dhe implementimin e sistemeve informative, të cilat janë esenciale për një punë të sigurt dhe efektive.

Edukim

Stafi ynë ka qenë pjesë e proceseve në shumicën e shkollave dhe universiteteve kryesore në vend. Përvoja jonë në këtë industri përfshin periudhën e themelimit, të konsolidimit dhe të ngritjes në treg të këtyre institucioneve. Ne e konsiderojmë veten tonë si një mjet efektiv për implementimin e projekteve edukative, veçanërisht konsolidimin financiar dhe organizativ të tyre.

Energji dhe naftë

Grupi jonë i ekspertëve fushor do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju këshilluar dhe për të gjetur zgjidhje të përshtatshme në fushën e kërkimit të naftës, gazit, bio-derivateve, minierave dhe ujit. Njohuritë tona mbi këtë sektor janë të mëdha, andaj ju ofrojmë të përfitoni nga përvoja jonë me rrethanat e tregut lokal dhe atij global.

Media dhe telekomunikim

Përvoja jonë në këtë industri na bënë një prej ekipeve më të kompletuara. Meqë kemi ecur në hap me zhvillimin teknologjik, ne jemi në gjendje t’u ndihmojmë kompanive të kësaj fushe për të arritur objektivat e tyre me kosto më të ulëta, dhe ta përshkojnë të sigurt rrugën e kësaj industrie me sfida të shumta dhe me ndikim të madh në shoqëri.

Mjekësi dhe shendetësi

Siguria dhe shërbimi ndaj klientit janë parimet kryesore të funksionimit si biznes, gjë që përputhet plotësisht me vlerat tona. Ne jemi e vetmja kompani lokale që ka një përvojë mbresëlënëse në këtë sektor. Prej vitesh ne kemi qenë këshilltarët kryesorë të disa prej klinikave shëndetësore kryesore në vend. Njohuritë tona mbi tregun dhe specifikat e kësaj industrie na bëjnë shumë të dobishëm për të gjitha ato biznese që operojnë aktualisht në këtë industri apo mendojnë të jenë pjesë e saj.

Prodhim

Ndjeshmëria, preciziteti dhe reagimi i shpejtë përbëjnë definicionin e trajtimit tonë të kësaj industrie. Ne bëjmë që qasja juaj ndaj faktorëve determinues të suksesit në këtë industri të jetë adekuate dhe të ketë rezultate te matshme.

Sektori publik dhe OJQ-të

Organizatat jofitimprurëse dhe ato qeveritare shpesh gjenden në qendër të vëmendjes të opinionit publik për mënyrën e organizimit të mjeteve të tyre. Ekipi ynë do të jetë një lehtësues i mirë në përmirësimin e transparencës, raportimit, mënyrës së organizimit dhe përdorimit më të efektshëm të fondeve. Përvoja jonë në organizatat buxhetore qendrore, posaçërisht në ato lokale, si dhe njohja relativisht e mirë e funksionimit të financave publike dhe e sistemit informativ aktual të buxhetit na bën të pakrahasueshëm në mesin e kompanive lokale.

Shitje me pakicë

Kjo është industria me kërkesat më të mëdha për ndryshime, meqë është duke u ballafaquar me shumë dilema dhe çështje të reja. AFAM është vendi ideal për t’i adresuar këto çështje. Ne gjithmonë jemi të gatshëm të ofrojmë atë për të cilën ju keni nevojë.